Sindikalisti Sefaj: Greva po mbahet edhe në komunat që qeveris Vetëvendosje
Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka folur në T7 për grevën dhe raportin me Qeverinë, ndaj të cilës i kanë drejtuar kërkesat.
Sefaj thotë se greva po mbahet edhe nga shërbyesit civilë, të cilët punojnë në komunat që i drejton Lëvizja Vetëvendosje.
“Edhe në komunat ku është Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka punuar shërbimi civil…nuk mund të them me garancion 100 për qind”, thotë ai.
Sefaj thotë se, përkundër që nga Ministria e Financave u kërkua lista e grevistëve për t’ua pezulluar pagat, Qeverinë e Kosovës nuk e mendon autokratike.
Sefaj shton se greva që po e mbajnë shërbyesit civilë nuk është politike e as kundër partisë në pushtet.
“Greva nuk është politike. Nuk është kundër Qeverisë. Greva është për të drejtat tona”, ka thënë Sefaj.
Sefaj thotë pret nga Kryeministri Albin Kurti që t’i realizojë premtimet që ua ka bërë gjatë fushatave zgjedhore.