Sindikalisti që dikur protestonte, sot i mbron ‘dostat’ e tij që i larguan nga moderimi gjashtë redaktorë të RTK-së
Fadil Hoxha, i njohur si sindikalisti i zëshëm, dikur protestonte për shkeljet që menaxhmentet e kaluara ua bënin punëtorëve.
E tash, si këshilltar i U.D Drejtorit, Hoxha, pushtetar, po i mbron vendimet për largimin nga moderimi të gjashtë redaktorëve. Vendim, sipas tyre, joligjor e arbitrar.
Postimi:
A shajtet bolll?
S'dojsha me komentu deri t'gihni tu sha
Por ngoni tash:
Kurgje e jashtezakonshme nuk eshte ka ndodhe ne RTK. Vetëm anarkia po kthehet gradualisht në rregull.
Mos keni harruar pahiri, që RTK-ja i ka 120 redaktorë?
Po, po, nuk është gabim e shkruar: 120 redaktorë dhe po aq gazetarë.
Jam i bindur qe krejt mediat në Kosovë bashke, nuk i kane 120 redaktorë.
Domethënë, nje shef për një punëtor.
Tash redaktorët, dikush që e ka pasur burrin drejtor, dikush ndonjë lidhje tjetër, patën nisur me kry edhe punën e moderimit.
S’ka nevojë me i kry dy punë, secili le t’i kryej punët që i ka me kontratë. Kaq e thjeshte eshte kjo pune kush don me kuptu.