Simiq: Besojmë vetëm në Serbinë e Vuçiqin, vizita e Bërnabiq do të shkojë mirë - NACIONALE

Simiq: Besojmë vetëm në Serbinë e Vuçiqin, vizita e Bërnabiq do të shkojë mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se nuk ka kohë më të mirë për vizitën e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në Kosovë, sesa nesër.

Simiq tha se vizita e çdo zyrtari të Serbisë do të thotë paqe për qytetarët.

“Serbët në Kosovë presin që vizita të shkojë mirë. Përfaqësuesit politikë të serbëve do të insistojnë në bisedimet me kryeministren që të vazhdojnë investimet në projekte, për të vazhduar luftën për të drejtat dhe interesat e popullit serb në dialogun me Prishtinën.

Ai tha se do të dërgohet një mesazh i qartë se qytetarët serb të Kosovës, besojnë vetëm në shtetin e Serbisë.

“Ne do të dërgojmë një mesazh të qartë se besojmë vetëm në shtetin e Serbisë, se është vetëm vendi ynë, se besojmë në presidentin Vuçiq, udhëheqjen tonë shtetërore dhe do të kërkojmë që investimet në komunat, fshatrat serbe, të vazhdojnë me me të njëjtin intensitet si deri tani, siç ka qenë në vitet e fundit”, tha Simiq.

Simiq tha se kryeministri Albin Kurti nuk po mundet ta fshehë zemërimin e tij për gjithçka që kryesia shtetërore e Serbisë po bën për të stabilizuar situatën në terren, raporton KosovoOnline.

“Kurti pret që këtu të ketë tension, probleme, kaos, e gjitha kjo falë lëvizjeve të tij të njëanshme. Ne jemi të interesuar për paqen dhe ky është mesazhi kryesor që populli serb pret të dëgjojë nga kryeministrja Bërnabiq. Përderisa qëllimi i Prishtinës është të shkaktojë tension dhe destabilitet, fokusi kryesor i serbëve është se si ta ruajnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi nënkryetari i Listës Serbe.

Kryeministrja e Serbisë do të hyjë me letërnjoftim në territorin e Kosovës, teksa Simiq thotë se identifikimi do të jetë i njëjtë sikur të ishte në ndonjë pjesë tjetër të Serbisë.

Lajme të ngjashme