Siklet për të gjithë: Prof. Dr. Ferat Shala i PDK-së bllokohet keq në një numër tetëshifror, i ngatërrohen milionat
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shala, i ka vënë për një moment në siklet të gjithë pjesëmarrësit e takimit të komisionit parlamentar për hetimin e krizës energjetike, ku po i shtrohen pyetje ministrit Hekuran Murati.
Profesori Shala nuk arriti dot që të lexonte një shumë të të hollave me numër tetëshifror: qindramijëshet i bëri miliona, shkruan “Nacionale”.
“Të gjitha këto tri pika, që i kam në raport, kanë qenë edhe në proces-verbal, në komision, bëjnë 71 milionë e 567 milionë e sht...”, tha deputeti Shala, i cili është edhe profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.
Shikojeni videon në minutën e 12-të:
Gjatë leximit të numrit nga profesori Shala, ministri Murati bëri disa mimika, duke u dukur në siklet dhe duke u matur që të ndërhynte për ta përmirësuar deputetin./Nacionale