“Siguria”, pse shefi i NATO-s vizitoi vetëm Bosnjën dhe Kosovën?
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje ka vizituar Kosovën, ku është takuar me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës.
Në Prishtinë ai ka ardhur pas një vizite që e kishte në Bosnje e Hercegovinë.
Njohësit e rrethanave politike në vend kanë treguar se pse shefi i NATO-së ka vizituar vetëm këto dy vende.
Ata kanë bërë me dije se kjo lidhet me situatën e sigurisë në këto dy vende.
“E kam potencuar ne disa prononcime se vizita e Sekretarit të përgjithshëm te NATO-se ne Kosove, krahas asaj ne Bosnje dhe Hercegovinë, përpos qe lidhet me shqetësimet per situaten e sigurisë, ka te beje dhe me momentin qe po kalon Kosova pas përfundimit te procesit zgjedhor dhe detyrimet qe e presin Qeverine e re ne procesin e dialogut”, ka thënë Kasolli.
Edhe analisti tjetër, Shenoll Muharremi, ka thënë se vizita e sekretarit të NATO-s ka ndodhur për këtë arsye.
“Mark Rutte, çfarë europiani i mirë. Ka ardh në Bosnje dhe Kosovë, fateqësisht në vendet me potencial më të lartë të krizës në rajon. Nuk ka shku as në Tiranë e as në Shkup. Në telefon ka bisedu me Beogradin. Edhe na kish relaksu pak kur ka thënë "SHBA nuk po largohet nga Europa". Edhe pse kjo nuk përkon me realitetin dhe planet për zvoglimin e buxhetit të pentagonit vitet e ardhshme, është një akt i mirë nga ai”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.