Sibel Halimi për ndaljen e punimeve në shesh: Një kryetar që po përballet me arsenalin e shtetit
Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, ka reaguar pas ndalesës së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ajo ka thënë se kryetari Rama po përballet me arsenalin e shtetit.
Postimi:
Një pamje që nuk do të doja ta shihja kurrë: shteti kundër shtetit ose një pushtet nacional kundër një pushteti komunal! Një kryetar komune në betejë me burokracinë qeveritare, ai po përballet me arsenalin e shtetit sepse po e ndërton një shesh më shumë në kryeqytet.
Një politikë që ngjan me kohë luftrash, ku kushdo jashtë perimetrit të tyre mbrojtës partiak, sulmohet.
Nuk mund të ushtrosh vullnet politik në Leposaviq, ndërkohë që pengon një vullnet politik në Prishtinë.
Lëreni qeverisjen lokale të bëjë punën e saj. Ju bëjeni tuajën: konstituojeni Kuvendin!