“Si votues më 14 Shkurt 2021 nuk kam qenë normal”: Smajljaj ironizon me deklaratat e Dedajt
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e veriut, Gjergj Dedajt gjatë deshmisë së tij në Gjykatën Speciale ka mohuar se është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së në Baicë, duke thënë se gjatë kohës sa i ka bërë deklarimet për rrahjen pas luftës, në 90 për qind të kohës nuk ishte normal.
Kjo dëshmi e tij është bërë virale ne mediat sociale.
E duke përdorur këtë dekalratë të ish-amabsadorit, analisti Avdi Smajljaj ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës.
Smajljaj ka thënë se nuk ka qenë normal kur ka votuar me 14 shkurt të vitit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votive.
“Si votues më 14 Shkurt 2021 nuk kam qenë normal.
Është dashtë mos me dal në zgjedhje si zakonisht”, ka shkruar Smajlaj.
