Si ndodhën keqperdorimet me naftë? Gazetari Oqean Dermaku jep detaje në “Debat Plus”
9 të arrestuar e 21 lokacione të bastisura. Ky ishte bilanci nga aksioni i djeshëm i Prokurorisë Speciale. Gazetari Oqean Dermaku kishte hulumtuar ekskluzivisht në Nacionale, në qershorin e vitit të kaluar, pikërisht këtë temë. Dallaveret me naftë.
Sonte, në “Debat Plus”, ai sqaroi skemën.
“Në portin e Durrësit bëhet zhdoganimi për mallërat që vijnë në Kosovë. Akicza e TVSh-ja që paguhet për Kosovës është më e ulët se sa ajo për Shqipëri. Kompani nga Kosova kanë porositur naftë për t’u ardhur në Kosovë. Më pasë gjatë rrugës deri në kufi me Kosovën, atë nafte e kanë zëvendësuar me ujë. Naftën e kanë shitur në treg të zi në Shqipëri, ndërkohë maunet, kamionët i kanë mbushur me ujë, në mënyrë që në doganën e Kosovës, pasha e sasisë brenda të përputhet me atë te deklaruar në portine Durrësit.” – ka thënë Dermaku.