“Si ia piu sorra mendtë”: Baraliu shkruan vargje për deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin
Bleron Baraliu, analist, ka shkruar një status, ku ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, rreth Oliver Ivanoviqit, politikanit serb që dyshohej për krime lufte.
Baraliu, që është analist e matematikan, e ka përshkruar me ca vargje deklaratën e Kurtit, duke shkruar se “si ia piu sorra mendtë” shefit të ekzekutivit. Tutje, z. Baraliu ka përdorur një shprehje ofenduese për të përshkruar Ivanoviqin, i cili u vra në vitin 2018, gjersa po priste rigjykimin për krimet ndaj shqiptarëve.
“Tri ditë më pas
Nuk vë dot bast
Si ia piu sorra mendtë Albin Kurtit
Ti thur elegji Oliver m***t!” – shkroi ai.
Z. Baraliu e ka quajtur “rrëshqitje tautologjike” deklarimin e z. Kurtit, por pa shpjeguar se ç’nënkupton me këtë gjë.