Shumë zhvillime, krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Shumë zhvillime, krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet kryesore për sot

E merkurë 28 shtator 2022

09:50Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos

  • 10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe të Kursimeve Pensionale për vitin 2021.
  • 10:00Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi.
  • 10:00Mbahet tryezë: “Mundësitë e përfshirjes së historisë dhe kulturës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në tekstet shkollore”.
  • 10:00Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”.
  • 10:00Ec Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore – Një e ardhme e domosdoshme?”.
  • 10:15Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me gazetarë dhe Shoqëria Civile, si dhe mbështetësit e Agjencisë.
  • 11:00Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për medie, me rastin e nënshkrimit të kontratës më të re të sponsorizimit.
  • 11:30Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz
  • 13:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
  • 14:00Konstituohet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në rend dite është shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, dhe kërkesa për buxhet.
  • 14:00Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspertët.

Lajme të ngjashme