Shumë vullnetarë paraqiten në Kirgistan për të luftuar kundër Taxhikistanit - NACIONALE

Shumë vullnetarë paraqiten në Kirgistan për të luftuar kundër Taxhikistanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grumbull i madh i njerëzve kanë dalë para ndërtesës së qeverisë kirgize në Bishkek të premten. Ata nuk po protestojnë kundër pushtetit, por kanë një kërkesë më të veçantë.

Dhjetëra burra, në mesin e të cilëve u panë edhe disa të moshuar, dolën për t’u paraqitur si vullnetarë dhe për t’u dërguar për të luftuar në zonën kufitare të konfliktit me Taxhikistanin.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia “Associated Press”, një burrë i moshuar shihet pranë policëve që kishin dalë për ta parandaluar hyrjen e vullnetarëve në kompleksin qeveritar.

Kanë shpërthyer përsëri luftimet në kufirin e kontestuar mes Taxhikistanit dhe Kirgistanit. Raportohet se në përleshjet e fundit u vranë së paku 24 persona.

Të dyja republikat ish-sovjetike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për rinisjen e luftimeve në zonën e kontestuar, pavarësisht nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit.

Përmes një deklarate të publikuar të premten, shërbimi kufitar Kirgiz tha se forcat e tij po vazhdojnë që t’i zmbrapsin sulmet taxhike, raporton gazeta “The Guardian”.

Më vonë, Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit tha se 24 qytetarë janë vrarë e 87 të tjerë janë plagosur.

Agjencia ruse e lajmeve, “Interfax”, nuk njoftoi se sa prej viktimave ishin nga ushtria. Sidoqoftë, drejtori i komitetit shtetëror kirgiz për siguri kombëtare, Kamchybek Tashiev, citohet të ketë thënë se pasojat në ushtarë kanë qenë të larta./Nacionale

Lajme të ngjashme