Shuarja e piktorit dhe skulptorit Luan Mulliqi, Konjufca shpreh ngushëllime - NACIONALE

Shuarja e piktorit dhe skulptorit Luan Mulliqi, Konjufca shpreh ngushëllime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të piktorit dhe skulptorit të mirënjohur Luan Mulliqi.

Ngushëllimi i Konjufcës:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit, piktorit dhe skulptorit të nderuar Luan Mulliqi.

Ai do të jetojë i paharruar në kujtesën tonë. Puna e tij e jashtëzakonshme do ta shënojë përgjithnjë hapësirën publike me monumente e skulptura të nënshkruara me prurjen e rrallë artistike.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, të afërmit, të njohurit dhe kolegët e tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe!

Lajme të ngjashme