Shtyrja e vizitës së Marta Kos, Hamiti: Kosova është më larg integrimeve evropiane prej kur sundon Kurti - NACIONALE

Shtyrja e vizitës së Marta Kos, Hamiti: Kosova është më larg integrimeve evropiane prej kur sundon Kurti

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pasi Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e ka shtyrë takimin e paraparë në Prishtinë për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se Kosova është më larg integrimeve euro-atlantike në qeverisjen e Albin Kurtit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se lideri i VV-së në Kosovë po sundon, nuk po qeverisë.

“Prej qershorit të vitit 2023, më shumë se dy vjet e gjysmë nën sanksione të ashpra të BE-së për shkak të politikave të mbrapshta të Albin Kurtit. BE-ja mori vendim vitin e kaluar që të mos i takonte Albin Kurtin dhe ministrat e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës kur, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, mbanin poste të dyfishta, si deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të Qeverisë. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e shtyn takimin e paraparë në Prishtinë për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë që i ngjajnë paralizës së shtetit tonë gjatë gjithë vitit 2025. Kosova është më keq si demokraci, shoqëri dhe ekonomi, më larg integrimeve euro-atlantike, prej kur këtu sundon Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme