Shtyhet Seanca e Kuvendit e paraparë për nesër, nuk jepet asnjë arsye - NACIONALE

Shtyhet Seanca e Kuvendit e paraparë për nesër, nuk jepet asnjë arsye

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e Kuvendit e paraparë që të mbahet nesër është shtyrë për një ditë tjetër, ndonëse nuk jepet asnjë arsye se pse është shtyer.

Me anë të një njoftimi në Facebook, të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

Sipas tyre, për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.

Nuk dihet nëse kjo shtyrje është bërë për shkak të situatës aktuale në veri të vendit.

Shtyhet seanca, e paraparë për të hënën. Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme