Shtyhet sërish regjistrimi i popullsisë, Qeveria vendos që procesi të fillojë më 5 prill 2024 - NACIONALE

Shtyhet sërish regjistrimi i popullsisë, Qeveria vendos që procesi të fillojë më 5 prill 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka shtyrë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kjo është shtyrje e tretë e këtij procesi. Fillimisht, regjistrimi ishte paraparë të fillonte në shtator të këtij viti, më pas procesi ishte shtyrë për nëntor. Ndërsa, në mbledhjen e sotme Qeveria Kurti ka marr vendim që ky proces të mbahet nga 5 prilli deri më 17 maj të vitit 2024.

Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti ka treguar arsyet e shtyrjes së këtij procesi.

“Gjate javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, letra informuese që e kam pranuar nga ushtrues i ri i detyrës se drejtorit dëshmon që regjistrimi nuk është menaxhuar mirë. Nisur nga kjo, e në veçanti për t’i dhënë kohë udhëheqjes së re, propozoj që regjistrimi të shtyhet nga 5 prill deri 17 maj 2024”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme