Shtyhet për dy muaj paraburgimi i të dyshuarit serb për krime lufte - NACIONALE

Shtyhet për dy muaj paraburgimi i të dyshuarit serb për krime lufte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata themelore e Prishtinës ka shtyrë për dy muaj paraburgimin e të arrestuarit serb për krime lufte, Sladjan Trajkoviq.

Trajkoviq është arrestuar në 15 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut, më shumë se një muaj pasi ai dhe policët e tjerë e lanë punën në Policinë e Kosovës.

Prokuroria Speciale në Prishtinë ngriti një aktakuzë kundër Trajkoviq në korrik të vitit të kaluar, në dyshime që ai ka kryer krime të luftës ndaj banorëve gjatë luftës në Kosovë.

Gjyqi ka filluar në 27 korrik të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme