Zgjatet afati për aplikim të subvencionimit të energjisë - NACIONALE

Zgjatet afati për aplikim të subvencionimit të energjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët se është shtyer deri me 7 nëntor afati për aplikim për subvencionim të efiçiencës së energjisë për Fazën 2.

Në një njoftim në facebok, të kësaj ministrie thuhet se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2.

Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria gjithashtu fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

Lajme të ngjashme