Shtyhet afati për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, Osmani fton për aplikim
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ka publikuar një video në të cilin presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është shtyer afati për aplikim për njohjen e statusit.
Ky afat është shtyer deri më 15 maj 2025.
Presidentja Osmani në këtë video ka kërkuar që të aplikohet për njohjen e statusit, duke thënë se “zëri jua ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet.”
“Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025”.
“Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.” – ka thënë Osmani.
VIDEO: