Shtrenjtohet nafta për një cent, lirohet benzina
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se për sot, e shtunë, çmimi i naftës do të jetë më i shtrenjtë se dje për 1 cent.
Sipas njoftimi të ministrisë, benzina është liruar për 1 cent, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Ministria ka bërë me dije se çmimet tavan për naftën në 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë.
Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.