Shtrenjtohet nafta pas kërcënimit të Trumpit se Irani do të goditet “shumë fort”
Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar u rrit për rreth 2 dollarë, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi se forcat e vendit të tij do ta godasin Iranin “shumë fort” me sulme të reja dhe do t’i marrin nën kontroll tregjet iraniane të naftës dhe gazit.
Çmimi i një fuçie me naftë të papërpunuar në bursën “Brent” shkoi në 94,16 dollarë brenda pak minutash këtë pasdite, para se të shënonte rënie të lehtë, raporton televizioni BBC.
“Në një pikë në të ardhmen jo shumë të largët, ne do ta marrim Ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës dhe do të marrim kontroll të plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, goxha ngjashëm siç i kemi marrë në Venezuelë, që po funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme edhe për Venezuelën, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.
Më herët të enjten, çmimi i naftës ishte në trend të rënies nga pika më e lartë prej pak më shumë se 95 dollarë për fuçi pas orës 01:00 pas mensatës, në pak më pak se 92 dollarë në mëngjes.