Shtrenjtimi i rrymës, Hamiti ironizon: Një nga shumë sukseset e Qeverisë së Propagandës
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se ky është edhe një “sukses” i Qeverisë Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ia ka numëruar dëmet që kjo qeveri ia ka bërë Kosovës.
“Një nga shumë sukseset e Qeverisë së Propagandës për Progresin e këtyre viteve. Korrupsioni i bollshëm qeveritar, sukses i paparë. Sanksionet e BE-së dhe të SHBA-ve, po ashtu. Për herë të parë në historinë e vendit tonë. Shkeljet serike të Kushtetutës. Si kurrë më parë. E të tjera suksese si këto që i çmojnë fort qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.