Shtohen pritjet në Mërdarë dhe tek Dheu i Bardhë - NACIONALE

Shtohen pritjet në Mërdarë dhe tek Dheu i Bardhë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pikat kufitare në Mërdarë dhe tek Dheu i Bardhë, janë dy më të ngarkuarat për momentin.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tek Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë 100 deri 120 minuta, ose 400 deri 450 metra kolonë.

Përderisa në Mërdarë, pritjet në hyrje janë 80 deri 90 minuta, apo 800 deri 1000 metra pritje.

Pika tjetër më e ngarkuar pas këtyre del të jetë ajo në Muçbabë, ku pritjet në hyrje janë 25 deri 30 minuta.