Shtiu me armë në aheng familjar, policia e arreston një person në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë.
Policia ka treguar se arrestimi ka ndodhur pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se të dyshuarit i është konfiskuar një revole dhe dy fishekë.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM – Rr. Vëllezërit Dragaj, Mitrovicë 23.08.2024 – 05:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e Policisë.