Shtiu me armë: Dërgohet në mbajtje për 48 orë një person në Suharekë
Në fshatin Sopije të Suharekës është ndaluar një person dhe dërguar në mbajtje 48 orë pasi kishte shtënë me armë zjarri.
“Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja”, shrkuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.