Shtini i trupave të EULEX-it, Ramadani: Sa herë rritet EULEX-i, na merret ‘një copë’ sovraniteti
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar shtimin e trupave të EULEX-it me qëllim të rritjes së sigurisë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka treguar efektin e këtij veprimi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka shkruar se shtimin i trupave të këtij misioni do të thotë sovranitet më pak për Kosovën.
“Sa herë rritet EULEX-i, na merret ‘një copë’ sovraniteti. EULEX-it njoftoi se sërish ka rritur trupat policore, tash përkohësisht për zgjedhjet lokale. Pse EULEX-i po rritet për sigurinë e zgjedhjeve lokale? Si u bë që Kosova nuk qenka e aftë për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve vet? A e dini që EULEX nuk e njeh shtetin e Kosovës?! Rrjedhimisht, kushdo që ju shet përralla për sovranitet - përplasjani fytyrës faktin që u fuqizuar EULEX-i! Nëse kanë një të tillë!”, ka shkruar ai.