Shteti ia ndal pagën mësueses lehonë, ajo e padit Komunën e Drenasit - NACIONALE

Shteti ia ndal pagën mësueses lehonë, ajo e padit Komunën e Drenasit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth 25 mijë mësimdhënësve kosovarë ende nuk u kanë dalë pagat për muajin shtator. E në mesin e atyre që s’kanë marrë pagë ka edhe gra lehona, mësuese, që tashmë gjenden në pushimin e lehonisë.

Si rrjedhojë, paga në Komunën e Drenasit i është ndalur një lehone. Kjo e fundit ka vendosur që ta padisë shtetin saktësisht komunën e Drenasit për këtë veprim.

“Edhe përkundër kontratës së lidhur me komunën e Drenasit, e njëjta në cilësinë e punëdhënësit pa asnjë paralajmërim paraprak dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ma ka ndaluar pagën për muajin shtator”, thuhet në padinë për kompensimin e pagës, që kjo mësuese në pushim të lehonisë ia ka bërë Komunës së Drenasit.

E këtë padi e ka publikuar vetë kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone”, shkruan Lladrovci.

Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, shkroi Lladrovci.

Lajme të ngjashme