Shtetasi kosovar ekstradohet nga Kroacia, dyshohet për veprën penale “Dhunim” - NACIONALE

Shtetasi kosovar ekstradohet nga Kroacia, dyshohet për veprën penale “Dhunim”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një shtetas kosovar është ekstraduar më 15 gusht nga Kroacia në Kosovë, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I ekstraduari dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

Pas mbërritjes në Kosovë, ai i është dorëzuar njësive përkatëse policore, të cilat do të ndërmarrin procedurat e mëtejshme ligjore.

Lajme të ngjashme