Shtetases gjermane i vidhen gjësende në bagazhin e veturës në Aeroportin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se shtetases gjermane i janë vjedhur gjësende nga bagazhi i veturës në aeroportin e Prishtinës.
Sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i PK-së:
VJEDHJE E RËNDË
ANP-së, Adem Jashari 24.07.2022 – 09:10. Viktima femër shqiptare shtetase e Gjermanisë ka raportuar se person-a të panjohur nga bagazhi i veturës së saj i kanë vjedhur disa gjësende. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.