Shtëpia ku u hodh granata e dorës në Zubin Potok, ishte e bashkëpunëtorit të kryetarit të komunës
Policia e Kosovës sot njoftoi se në oborrin e një shtëpie në një fshat të Zubin Potokut, është hedhur një mjet shpërthyes, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Sipas Dukagjinit shtëpia dhe vetura e sulmuar është e një bashkëpunëtori të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se është takuar me familjarët dhe se “këto veprime nuk na zmbrapsin”, njofton Dukagjini.