Shtatë vjet burg për vjedhjen e tre kilogramëve ar në një argjendari në Prizren - NACIONALE

Shtatë vjet burg për vjedhjen e tre kilogramëve ar në një argjendari në Prizren

15 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Sh.H., pasi u shpall fajtor për vjedhje të rëndë dhe tentim-vjedhje.

Sipas aktgjykimit, ai bashkë me një shtetas bullgar vodhën rreth 3 kilogramë ar, argjend dhe sende të tjera me vlerë nga një argjendari në Prizren në janar të vitit 2025, duke shkaktuar dëm material prej 195 mijë eurosh. Po ashtu, u shpall fajtor edhe për një tentim-vjedhje në një argjendari tjetër dhe një vjedhje në një objekt privat.

Gjykata e ka obliguar të dënuarin ta kompensojë dëmin prej 195 mijë eurosh. Nëse kjo nuk realizohet, do të konfiskohet pasuria e tij, përfshirë një apartament dhe katër automjete.

Lajme të ngjashme