Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë - NACIONALE

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku për pasojë kanë mbetur shtatë persona të lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Tutje, Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Lajme të ngjashme