Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë 08.07.2025-04:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e huaj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar, dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 08.07.2025, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të substancave narkotike ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 08.07.2025, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Klinë 07.07.2025, 19:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit me vendim të prokurorit të ekzaminohen nga neuropsikiatri.
· Pejë 08.07.2025, 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec 08.07.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare, e ka sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 08.07.2025, 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.