Shtatë orë e gjysmë pritje për të dal nga Kosova në Merdarë
Mërgimtarët të cilët erdhën gjatë verës për pushime në Kosovë, si duket tashmë janë duke u kthyer andej nga kanë ardhur.
Kthimi i tyre në vende jashtë Kosovë, ka bërë që pritjet për të dal në pikat kufitare të jetë të gjata.
Mërgimtare janë duke pritur deri në shtatë orë e gjysmë për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, ku kolonat janë deri në 3 kilometra.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritje ka edhe në pikat e tjera kufitare.
Mërgimtaret janë duke pritur deri në 1 orë e 30 minuta edhe tek Dheu i Bardhë, si edhe në Muçibabë.
Ndërsa në pikat tjera, situate është më e qetë.