ShSKUK: Klinika e Otorinolaringologjisë nuk rrezikon mbylljen
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka treguar se Klinik e Otorinolaringologjisë nuk rrezikon të mbylljet.
Përmes një reagimi, ShSKUK-ja ka treguar se në këtë klinik janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, ndërsa 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit.
“Po ashtu, tashmë ka dhe një plan e aktivitet të shtuar për të reduktuar listat e pritjes në klinika për qytetarët tanë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në klinikën e Otorinolaringologjisë janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, e 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit, të cilët arrijnë me shumë profesionalizëm të mbështesin nevojat e klinikës. Shtuar këtu që përmes shkollimit specialistik, vetëm klinikës së ORL do të i shtohen edhe 12 specialistë të tjerë pas përfundimit të specializimit”, është thënë në reagim.
Në reagim është thënë se njoftimet e shpeshta në platformat e informimit publik për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi është duke krijuar brenga tek qytetarët dhe jo rrallë çorientim.
“Në respekt të punës së profesionistëve shëndetësorë, qytetarëve anëkënd vendit që marrin- informohen nga mjetet e informimit, ju lutemi që të na drejtoheni për verifikimin e të dhënave që keni për klinikat e stafin. Kjo për arsyen e vetme të mbrojtjes së interesit publik dhe shëndetit të qytetarëve”, është thënë në reagim.