ShSKUK: Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 87 pacientë me Covid - NACIONALE

ShSKUK: Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 87 pacientë me Covid

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme po trajtohen 87 pacientë të infektuar me Covid-19.

Sipas raportit të fundit të këtij shërbimi, numri më i madh i pacienteve është në Klinikën Infektive.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 në Intensive

Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Lajme të ngjashme