ShSKUK: 52 pacientë me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e Kosovës janë duke i trajtuar 52 pacientë me Covid-19.
Sipas raportit të datës 13 gusht, në klinikën e Neonatologjisë është duke u trajtuar një 1 foshnje.
Raporti i datës 13 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 19 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë