“Shqiptarët po përgatisin ferr”, Bislimi i kundërpërgjigjet Selakoviqit - NACIONALE

“Shqiptarët po përgatisin ferr”, Bislimi i kundërpërgjigjet Selakoviqit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shkruar në twitter se pushteti i presidentit serb Aleksander Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe dhe lajme që nxisin frikë.

Deklarata e Bislimit vjen pas asaj të ministrit ser të jashtëm, Nikola Selakoviq, i cili tha se “shqiptarët në Kosovë po përgatisin ferrin”

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore” ka shkruar zëvendës kryeministri në twitter.

Lajme të ngjashme