Shqiptarët e Luginës i drejtohen me letër Borrellit e Escobarit: Këto janë kërkesat
Udhëheqësit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i janë drejtuar me letër emisarëve Borrell e Esocbar.
Aty kanë kërkuar zbatimin e të gjitha të drejtave të pakicave në Luginë. Në letër thuhet që të drejtat e pakicave në Luginë duhet të trajtohen në dialog.
“Të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabart. Rrugëtimi i vendeve të rajonit drejtë BE-së bëhet më i lehtë vetëm nëse pakicat trajtohen në mënyrën e merituar e në përputhje me standardet evropiane. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë të mbeten pakica e vetme e cila, përtej përpjekjeve politike shumëvjeçare, vazhdon të stagnojë në realizimin e të drejtave të saja. Prandaj na duhet angazhim i përbashkët e koordinim i shpeshtuar në mënyrë që çështja e Luginës të trajtohet e të drejtat e shqiptarëve të realizohen në tërësi. Dialogu Kosovë -Serbi është mundësia më e mirë që kjo temë të trajtohet”, ka shkruar Shaip Kamberi.
Këto janë letrat:

