Shqiptar Demaçi: Askush nuk ka bisedu me mua për çështjen e presidentit - NACIONALE

Shqiptar Demaçi: Askush nuk ka bisedu me mua për çështjen e presidentit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një tjetër emër që po përmendet në ‘kuluaret’ e Vetëvendosjes si kandidat i mundshëm për president është edhe Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit.

Ai e ka mohuar që është kandidat për president,

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Demaçi ka thënë se deri më tash nuk ka pranuar ndonjë ofertë për pozitën e presidentit.

Jo, deri më tash nuk kam pas kurrfarë kontakti. Për këtë teme nuk kemi bisedu. Ofertë nuk kam pas kurrgjë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen nëse do të pranonte një post të tillë.

Për këtë, nuk isha hi në këto muhabete, nuk isha hi”, ka thënë Demaçi.

Lajme të ngjashme