Shqipëria ua dyfishon pagën ushtarëve të tyre që shërbejnë në KFOR - NACIONALE

Shqipëria ua dyfishon pagën ushtarëve të tyre që shërbejnë në KFOR

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti shqiptar ua ka dyfishuar pagën pjesëtarëve të ushtrisë së saj që shërbejnë në Kosovë në kuadër të Misionit Paqembajtës të NATO-s (KFOR), njoftoi Ministri i Mbrojtjes si Shqipërisë, Niko Peleshi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Shqipëria në kuadër të misionit të KFOR-it aktualisht ka të angazhuar rreth 90 trupa.

Postimi i Peleshit:

Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.

Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO. 🇦🇱#DinjitetiUshtarakëve🇦🇱

Lajme të ngjashme