Shqipëria të marrë mësim nga Kosova, Tahiri: Kur VV-ja e dogji parlamentin, ne s`e përjashtuam
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar përplasjet e pozitës dhe opozitës në Shqipëri.
Ajo ka kërkuar që shumica shqiptare të mos e përjashtojë nga Kuvendin opozitën për veprimet e saj.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kur VV-ja bënte veprime jo demokratike në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte përjashtuar nga Kuvendi nga shumica e atëhershme parlamentare.
“Kur opozita e VV-se dogji parlamentin, ne qe ishim ne qeveri nuk e perjashtuam nga parlamenti - Shqiperia e sotme te marre mesime demokratike nga Kosova”, ka shkruar ajo.