“Shqipëria të bëhet e lirë”: Historiani ripublikon dokumentin e pavarësisë dhe portretin e Ismail Qemalit
Sot shënohet 112 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor të vitit 1912.
Historiani Agron Islami ka ripublikuar vendimin e shpalljes së pavarësisë. Më saktë, Islami ka publikuar faksimil të cilën historiografia e njeh si deklarata e nënshkruar e pavarësisë.
Po ashtu, Islami ka publikuar një protret të Ismail Qemalit.
“Në Vlonë, më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bahet në vehte, e lirë e e mosvarme” – ka shkruar ai.