‘Shqipëria sot i mbyll kapitujt e parë’, Kos: Sot është ‘Super e Martë’ për zgjerimin e BE-së
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka folur për mbylljen e kapitujve të parë, që do të bëhet sot në mes të Shqipërisë dhe BE-së.
Kos e quajti këtë ditë si “Super e Martë” për Bashkimin Evropian.
Përveç që Shqipëria do t’i mbyllë kapitujt e parë për anëtarësim në BE, sot edhe Mali i Zi, që ndodhet në fazën përfundimtare të anëtarësimit, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt.
“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë… Katër vendet që janë në krye të procesit – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara…
Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, ka shkruar Kos në "X".
Today is a Super Tuesday for EU enlargement.
— Marta Kos (@MartaKosEU) July 14, 2026
For the first time in over 2 decades, we are holding four accession conferences on the same day.
Our four front runners Ukraine, Moldova, Albania and Montenegro are all taking major steps forward.
With Ukraine and Moldova, we are… pic.twitter.com/piUZLMuCYc