Shqipëria shumë pranë BE-së: Sot hap grupkapitullin e fundit të negociatave - NACIONALE

Shqipëria shumë pranë BE-së: Sot hap grupkapitullin e fundit të negociatave

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Shqipëria sot hap grupkapitullin e fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë prej 12 muajsh.

Pas përfundimit të punimeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22);

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimin e zinxhirit ushqimor, shkruan A2CNN.

Lajme të ngjashme