“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE - NACIONALE

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në 14 korrik do të zhvillohet Konferenca e 9-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Ai ka bërë me dije se në këtë konferencë Shqipëria do t`i mbyll tre kapitujt e parë të negociatave.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se Shqipëria nuk ndalet.

“SHQIPËRIA NUK NDALET. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme