Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili - NACIONALE

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

2 orë më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka ndaluar zyrtarisht, nga 3 shtatori, importin e mishit nga Brazili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishte njoftuar më herët se vendimi është marrë pas heqjes së Brazilit nga lista e vendeve të autorizuara të Bashkimit Evropian.

Ndalimi lidhet me mungesën e garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve.

Megjithatë, ngarkesat me mish shpendësh dhe gjedhi, për të cilat certifikatat janë lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.

Brazili ka qenë prej më shumë se dy dekadash një nga furnizuesit kryesorë të Shqipërisë me mish dhe nënprodukte të tij, duke zënë vendin e parë sa i përket importeve të këtij produkti.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga janari deri në qershor Shqipëria ka importuar gjithsej rreth 23 mijë tonë mish, me vlerë 46.3 milionë euro. Prej tyre, 34.6 për qind e furnizimeve kanë ardhur nga Brazili.

Lajme të ngjashme