Shqipëria miratoi rezolutë kundër raportit të Dick Martyt, reagon ashpër Rusia
Ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua rezoluta kundër raportit të Dick Martyt.
E tash, ka reaguar Moska zyrtare duke theksuar se personat e përfshirë në krime duhet të dënohen.
“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Rusisë.
Kujtojmë se raporti i Dick Martyt ishte miratuar, me nismën e deputetit rus Konstantin Kosachev.
Si pasojë e këtij raporti, ishte krijuar Gjykata Speciale ku po akuzohen krerët e UÇK-së.