Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2026”
Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e madhe të Eurovizion 2026, falë performancës së këngëtarit Alis me këngën Nân.
Artisti nga Shkodra u ngjit i 13-ti në skenë gjatë natës gjysmëfinale. Me një interpretim plot energji dhe emocion në skenën madhështore të Vjena, ai arriti të fitojë mbështetjen e publikut dhe të sigurojë kualifikimin në finale.
Në performancë e shoqëroi edhe aktorja Rajmonda Bulku, prania e së cilës tërhoqi vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të festivalit europian të këngës.