Shqipëria hedh një tjetër hap përpara drejt integrimit europian
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka marrë miratimin për të nisur negociatat për Grupkapitullin 4, që përfshin tema kyçe si mjedisi, energjia dhe infrastruktura e qëndrueshme.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.