Shqipëri: Kaloi katër vite në arrati, arrestohet i shumëkërkuari Spartak Çela
Është arrestuar këtë të diel një i shumëkërkuar i policisë i cili prej katër vitesh ndodhej në arrati.
Spartak Çela rreth 39 vjeç dyshohet se në vitin 2020 qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs, raporton euroneës.al.
Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.
“Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë